Brahim Diaz pati një shkëmbim verbal me trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone gjatë përballjes që Real Madridi e fitoi 2-1 në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi maroken pas golit iu drejtua dhe i tha “Fol tani, fol tani”, pasi Simeone kishte thënë para ndeshjes se Brahim nuk do të luante në këtë ndeshje.
Por, Carlo Ancelotti ndërhyri që gjërat që të qetësoheshin dhe ai të kthehej në fushë.
Diaz shënoi golin e tij të dytë në Ligën e Kampionëve 2024/25 për të ndihmuar Real Madridin të mposhtte Atletico Madridin për herë të parë pas tri ndeshjeve në këtë sezon.