Reperi i njohur shqiptar Unikkatil humbi vëllanë e tij dy ditë më parë pasi u gjet pa shenja jete në banesë.
Unikkatil në rrjetin e tij social ka bërë një mesazh prekës duke ndarë edhe disa foto dhe kujtime me vëllain e tij. Reperi shprehet se zemra e tij është thyer pas ikjes së tij nga jeta.
“My one and only, ti që ke qenë gjithmonë aty për mua. Ty që të kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun më të mirë. Ti më deshe më shumë se veten, e edhe unë ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshur, pozitiv e sypatrembur. Trimi im!!! Edhe në momentet e fundit ke thënë mos të më tregonin mua, sepse ke pasur brengë se po pësoja aksident tu u ngutë me ardhë te ti. Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm në ëndrra. Zemra ime u thye në miliarda copa…”, shkruan Unikkatili.