-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfundon afati për regjistrimin e diasporës, rreth 231 mijë kërkesa të pranuara

Kryesoret

Procesi i regjistrimit të emigrantëve ppr të votuar në zgjedhet parlamentare ka përfunduar në hyrje të datës 5 mars.

Sipas të dhënave nga Komisini Qendror i Zgjedhjeve, numri i kërkesave të pranuara janë 231 674 dhe 41 962 janë refuzuar. Ndërsa 20 465 kërkesa janë në shqyrtim. Vetëm në ditën e fundit janë regjistruar 3071 zgjedhës.

Përsa i takon qarqeve, Tirana ka numrin më të lartë me 49 370, më pas Fieri me 306 71, Durrësi me 23 774 dhe pastaj vjen Elbasani, , Korça, Vlora, Shkodra, Berati, Lezha, Dibra,

Gjirokastra dhe Kukësi.
Sipas afateve të Kodit Zgjedhor, KQZ brenda datës 9 mars duhet të publikojë listën finale të zgjedhësve, dhe në datën 12 dorëzohen kandidatët për deputetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit