Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë Jan Lipavsky.
Në takim fokusi kryesor ishte intesifikimi i bashkëpunimit politik, ekonomik, fusha e mbrojtjes mes dy vendeve, proceset integruese të Ballkanit Perëndimor, ecuria e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.
Begaj vlerësoi shumë të mira marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa theksoi rëndësinë e forcimit të dialogut politik nëpërmjet shkëmbimeve dhe vizitave të nivelit të lartë.
Gjithashtu gjatë takimit u bisedua edhe për Samitin e Gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, që pritet të mbahet në Tiranë më 16 Maj të këtij viti.