Ditën e sotme dy persona të pajetë janë gjetur në qytetin e Korçës.
Një 74-vjeçar me iniciale F.D., u gjet pa shenja jete nga familjarët e tij në shkallët e pallatit ku jetonte. Ai dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Ndërsa një 68-vjeçare me iniciale Sh.B., është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në lagjen nr.4 në Korçë. Ajo dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.