Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët shisnin drogëra të forta. 36-vjeçari Eneo Ndoni u arrestua në Vorë pasi në makinën e tij u gjet një pako me 56 gramë kokainë.
Ndërsa F.K. i cili ishte pasagjer në taksi u ndalua në rrugën e Kavajës. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i gjetën dhe i sekuestruan doza heroine me peshë totale 50 gramë, 250 000 lekë, 100 euro dhe 1 peshore elektronike.
Në cilësinë e provës meteriale u sekuestruan lëndët narkotike, shuma parash në lekë dhe në euro të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, 5 celularë, 1 peshore elektronike dhe 1 automjet. Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.