-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sarandë, çobani kapet me armë pa leje, dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg

Kryesoret

Një çoban 30-vjeçar nga Delvina, Marius Haxhi, është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Sarandës për “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Dënimi ishte fillimisht 5 vjet burg, por Haxhi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Ngjarja ka ndodhur më 1 korrik 2024, kur policia, pas informacioneve operative, ka arrestuar Haxhin në afërsi të fshatit Bajkaj, pasi ai ishte duke kontrolluar një thes të bardhë në afërsi të një shkurreje. Brenda thesit u gjet një armë zjarri automatike AK-47, bashkë me një krehër.

Gjatë marrjes në pyetje, Haxhi mohoi të kishte lidhje me armën, duke thënë se ishte duke kullotur bagëtitë. Megjithatë, pamjet filmike dhe hetimi i mëtejshëm konfirmuan prani të tij në vendin e ngjarjes dhe faktin se ai kishte lëvizur pranë vendit ku u gjet arma. Pavarësisht mbrojtjes së tij, gjykata e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit