“Pengesat janë bërë për t’u kapërcyer”! Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar nga qelia e paraburgimit mësuesit për festën e 7 Marsit. Në një letër të gjatë të publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, Veliaj liston arritjet në sistemin arsimor dhe investimet në vitet e fundit. Veliaj ndodhet në burg prej disa javësh i akuzuar për disa vepra penale.