Dalind detajet e reja nga plagosja e shqiptarit Alesio Xhelo 41 vjeç këtë të shtunë në Greqi, pasi ky i fundit tentoi ti arratisej policisë greke duke qëlluar drejt tyre por i rezultoi e pafatë.
Siç raportohet 41 vjeçari është me origjinë nga Fieri dhe ishte shpalluar në kërkim nga shteti grek në vitin 2019 për vrasje me dashje dhe arratisje nga burgu duke marrë peng gardianin.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën Mikrolimano, Athinë, dhe se në vendngjarje policia ka gjetur 3 armë zjarri dhe 6 granata dore që i përkisnin Alesio Xhelos.
41 vjeçari tashmë ndodhet në spitalin e Athinës por ende nuk dihet mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Tentoi të qëllonte policët për t’u arratisur, plagoset shqiptari në Greqi!









