Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka votuar në zgjedhjet për kreun e partisë ku në garë është vetëm Sali Berisha.
Deputeti, ish-kryetar i PD-së e ka uruar bashkë me votën Sali Berishën.
“Urimet më të mira z. Berisha.
Urimet më të mira PD-së.
Përpjekje të reja në përballjen me regjimin na presin.
Me vendosmëri, vizion euroatlantik, qëndresë…
Dhe me shpresë te Zoti, fitorja do të jetë e afërt!”.
Sot mbahen zgjedhjet për kreun e PD, Berisha i vetëm në garë!









