Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua në Chieti Scalo të Italisë pasi akuzohet se shpërfilli dekretin e dëbimit në lidhje me të, i lëshua në muajin dhjetor të vitit 2022.
Gjatë kontrollit në bordin e një makine në Abruzzo u gjet një person i parregullt në territorin italian. Ai kishte hyrë ilegalisht në Itali duke shkelur rregullat në fuqi për emigrantët.
Sipas medias italiane ai u arrestua me gjykim të shkurtur, për vendosjen e masës së sigurimit ndaj tij dhe në pritje të seancës së radhës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe thyerjes së urdhrit të dëbimit.
Gjatë seancës dëgjimore do të kryhen edhe procedurat e nevojshme për dëbimin e shqiptarit nga Italia.