Dy 20-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar për trafikim droge në Itali. Autoritetet italiane zbuluan një rrjet të mirëorganizuar të shpërndarjes së kokainës në Piacenza.
Pas hetimeve dhe ndjekjes disaditore, agjentët i gjetën shqiptarët teksa i shitën një dozë shoferit të një makine që kalonte aty pranë.
Dy shqiptarët u gjetën me para në dorë dhe 9 doza kokainë të gatshme për shitje me pakicë. Hetimet çuan në një apartament në ‘Via Roma’, nga ku merrnin furnizime.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e vjetër u zbuluan 22 dozave të tjera kokainë, peshore precize dhe material të përdorur për paketimin e lëndëve. Të dy shqiptarët nuk kishin precedentë, një prej tyre ishte ilegal dhe kishin hyrë kohët e fundit në Itali.