Një aksident ka ndodhur këtë të dielë në aksin Kune-Shëngjin, ku dy motorë janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, njëri nga drejtuesit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ky është i dyti aksident në rrugët që kalojnë përmes Lezhës brenda pak orëve.