Kreu i Partisë Demokratike ka pritur në takim deputeten e Forza Italia, Rosaria Tassinari, shoqëruar nga Bardhok Doda, Koordinator i përbashkët mes Forza Italia dhe Partisë Demokratike në Itali.
Berisha shprehet se i ka rikujtuar deputetes Tassinari për rastet e shumta të përfaqësuesve socialistë të lidhur me krimin e organizuar në Itali, të cilat dëshmojnë se narko-regjimi i Edi Ramës është një sfidë madhore për të dy vendet.
Gjithashtu Berisha e falenderoi Tassinarin për mbështetjen që Forza Italia ka ofruar ndaj PD-së, veçanërisht gjatë viteve të fundit.
“Partia Demokratike e Shqipërisë zotohet në respektimin e këtyre angazhimeve duke e kthyer Shqipërinë e madhërishme në një realitet të prekshem për çdo bashkëkombas.
Rikthimi i dinjitetit të ushtrisë dhe policisë përballë narko-pushtetarëve, garantimi i barazisë përballë ligjit , dhe mbrojtja e vlerave dhe buxhetit të familjes shqiptare, PD do të bëjë gjithçka që Shqipëria t’i kthehet shqiptarëve më e begatë, më e fortë dhe më pasur se kurrë.”, shprehet Berisha.









