-sidi education-spot_img
17.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Mbi 1 milion shqiptarë do të mbështesin PS-në më 11 Maj

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot një komentuesi në Facebook, duke mbrojtur punën e qeverisë së tij për ndërtimin e rrugëve dhe përpjekjet për të përmirësuar standardet e jetesës në Shqipëri.

Rama theksoi se Partia Socialiste ka ndërtuar mijëra kilometra rrugë me standarde, një arritje që, sipas tij, është vlerësuar nga partnerët e Bashkimit Europian. Ai kundërshtoi akuzat e opozitës për mungesë të standardeve të rrugëve, duke ironizuar për mungesën e cilësisë gjatë qeverisjes së PD-së.

Rama: E kundërta është e vërtet, nëse ka një dallim kryesor më se çfarë ndodhte me rrugët e kënetës dhe çfarë i karakterizon afro mijëra kilometra rrugë të ndërtuara e rindërtuara prej nesh janë standardet. Këtë nuk e them unë, këtë e thonë partnerët tanë të BE. Mos harro që pas një beteje të gjatë ne e futëm Shqipërinë edhe në korridoret evropiane në vitin 2023. Dhe po ndërtojmë 2 segmentet e rrjetit europian në Shqipëri, Korridorin Blu dhe Korridorin e 8. Edhe rrugën e Kombit që u hap në kohën e kënetës jemi përpjekur një dekadë të tërë ta fusim në standardet e BE-së dhe përpjekja akoma tani që flasim nuk ka mbaruar 100%. Ironia pastaj se standardet mungojnë ngaqë ne paguajmë zgjedhjet është një fyerje direket për pothuajse 800 mijë shqiptarë që në 11 maj do ti afrohen 1 mln të cilët votojnë mua dhe PS, sepse ne po ndërtojmë një Shqipëri me standarde mbi kënetën e plagëve të thella që trasheguam.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit