14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Ekonomia shqiptare e rrënuar, taksat më të larta në rajon

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaron se Shqipëria ka sistemin fiskal më të rëndë në rajon, me taksa më të larta se fqinjët dhe një ekonomi që favorizon pakicën në dëm të shumicës.

Tabaku thekson se Shqipëria ka normën më të lartë të TVSH-së në rajon (20%), ndërkohë që vendet fqinje si Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi aplikojnë norma më të ulëta dhe përjashtime për shumicën e qytetarëve, jo për një pakicë të lidhur me qeverinë.

Ajo nënvizon që Partia Demokratike ka një plan të qartë për të rikthyer drejtësinë ekonomike dhe për të vendosur qytetarët dhe shumicën në qendër të zhvillimit.

“E para, duhet një sistem fiskal i drejtë, ku përjashtimet nuk bëhen sipas interesave të qeverisë, por janë të përcaktuara qartë dhe të bazuara në kontributin dhe investimin e qytetarëve dhe bizneseve.

E dyta, një sistem taksash i ndershëm, ku taksa mbi punën dhe tatimi mbi fitimin janë në nivelin 10%. Kjo do të nxisë punësimin, do të rrisë investimet dhe do t’i japë mundësi biznesit të paguajë paga më të larta. Sot sektori privat nuk mund të rrisë pagat sepse qeveria po e falimenton me taksa të larta.

E treta, duhet formalizimi i ekonomisë. Sot sektorët kryesorë – turizmi, bujqësia, fasoneria – po vuajnë nga një ekonomi e zezë e stimuluar nga taksat e larta dhe përjashtimet klienteliste. Shqipëria ka 6 nivele taksimi, të cilat favorizojnë informalitetin dhe dëmtojnë konkurrencën e ndershme.

Së fundmi, ekonomia shqiptare nuk mund të mbështetet vetëm te ndërtimi dhe pastrimi i parave. Sot 30% e këtij sektori është i paligjshëm dhe po nxjerr nga tregu operatorët e ndershëm. Kjo po sjell zhvlerësimin e euros dhe rrënimin e biznesit të ndershëm.

Partia Demokratike do ta ndryshojë këtë sistem. Për këtë duhen vendime politike të qarta, vullnet politik dhe një ofertë konkrete që vendos në qendër të zhvillimit ekonomik qytetarin, shumicën dhe jo pakicën.”, shprehet Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit