Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Ukraina mund të mos e përballojë luftën me Rusinë, duke akuzuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për mosmirënjohje ndaj ndihmave që ka marrë nga Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë për Fox News, Trump tha se Zelensky ka marrë paratë dhe burimet amerikane për të financuar përpjekjet e luftës, duke shtuar se ai nuk është mirënjohës.
Komentet e Trump vijnë pas vendimit të tij për të ndaluar dërgesat e armëve dhe ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. Trump u pyet nëse ndihej “rehat” me mundësinë që Ukraina mund të mos mbijetojë dhe ai u përgjigj duke thënë: “mund të mos mbijetojë gjithsesi”.
Ndërkohë, Rusia ka raportuar për pushtimin e një fshati afër Kurskut, ndërkohë që Ukraina ka mohuar ndonjë përparim të madh në territorin e pushtuar.