-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarr i madh në New York, guvernatori shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Kryesoret

Një seri zjarresh shpërthyen në Long Island në Nju Jork, SHBA, të shtunën duke detyruar autoritetet lokale të mbyllin pjesë të mëdha të një autostrade në Suffolk County.

Për shuarjen e zjarreve janë mobilizuar helikopterë dhe mjete ajrore pa pilot. Zjarret shtrihen në një rreze prej 11 km në zonën përreth Westhampton dhe Eastport në bregun jugor.

Sipas autoriteteve lokale, është kërkuar evakuimi i Westhampton, ndërsa erërat e forta po vështirësojnë punën e zjarrfikësve. Më shumë se 80 agjenci janë përfshirë në shuarjen e tre zjarreve në Long Island-in lindor, sipas mediave lokale.

Guvernatori Kathy Hokul tha se zjarret ishin në Pine Barrens, një park natyror prej 105,000 hektarësh, pranë aeroportit Francis S. Gabreski në Westhampton. Guvernatori i Nju Jorkut shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të shtunën pasdite.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit