-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Çdo çati shtëpie do të mbulohet me panele diellore

Kryesoret

Partia Demokratike prezantoi ditën e sotme koalicionin opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se ky koalicion përfaqëson elitën politike të gjithanshme të kombit shqiptar. Sipas tij ky është koalicioni i transparencës dhe ai që përfaqëson interesat, shtresat, komunitetet e ndryshme të këtij kombi.

“Prej dy muajsh PD dhe aleatët kanë bërë fushatën më të suksesshme elektorale jashtë vendit, angazhimi ka ndezur zemrat dhe shpresat e tyre, ka provuar një entuziazëm të paparë nga vitet 90- deri sot. 2025 do ta quajmë me të drejtë vitin e diasporës, e meritojnë plotësisht. Entuziazmi i tyre dhe vendosmëria për të marrë pjesë në zgjedhje e për të votuar opozitën, dëshmi e dashurisë ndaj Shqipërisë demokratike të ligjit, qytetarëve të lirë dhe jo narkoshtetit.

Përbuzja që diaspora i bëri Ramës në takime e detyroi të ndërpresë takimet, akoma më keq përzunë përfaqësuesit e tij me 5 mbiemra. Diaspora ka bërë zgjedhjen e saj, të shpëtojë Shqipërinë. PD dhe aleatët nisin fushatën me një epërsi të pakrahasueshme me kundërshtarin tonë dhe padrinon e bandat e tij. Para shqiptarëve shkojmë kokulur sepse do të kërkojmë zemrën dhe mbështetjen e tyre, por ballëhapur sepse paraqesim një projekt qe Shqipëria se ka njohur kurrë më parë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit