-sidi education-spot_img
13 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: SHBA po bisedon me katër grupe për blerjen e TikTok

Kryesoret

Uashingtoni po bisedon me katër grupe të interesuara për të blerë TikTok, njoftoi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Aplikacioni në pronësi kineze është nën kërcënimin e një të ardhmeje të pasigurt në SHBA, pasi ligji amerikan kërkon që TikTok të shitet nga pronari i tij kinez, ByteDance, përndryshe platforma do të mbyllet në Shtetet e Bashkuara.

I pyetur nëse një marrëveshje për TikTok, Trump u tha gazetarëve: “Mund të ndodhë”.

Trump tha se një marrëveshje mund të arrihet dhe se ka katër grupe të interesuara, të cilët janë “të mirë” për këtë blerje, por ai nuk i ka zbuluar emrat e tyre.

“Kemi të bëjmë me katër grupe të ndryshme. Dhe shumë njerëz e duan atë, dhe kjo varet nga unë”, u tha ai gazetarëve në Air Force One.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit