Kryetari i PD-së, Sali Berisha hapi sot “thesin e premtimeve” në prezantimin e koalicionit për zgjedhjet e 11 Majit. Premtoi se do ta bëjë Shqipërinë superfuqi të energjisë. Gjithashtu, tha se nafta dhe energjia elektrike do të ulet.
“Nafta, jo more nuk mund ta paguajë shqiptari, vihem para problemit të kenë apo jo makina? Të kenë sa më shumë makina dhe nafta do të jetë as 1 qindarkë më shtrenjtë se në Kosovë që e merr nga Durrësi dhe e shet 40% më lirë.
Energjia elektrike do të ulet, do të jetë 7 lekë, me të gjitha përllogaritjet, mund të jetë edhe më lirë por po them 7 lekë. Për biznesin do të jetë 6 lekë. Do të gazifikoj Shqipërinë” tha ai.