Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka në Kuvend reagoi pas ironisë së nisur nga socialistët për përfshirjen e Kujtim Gjuzit në listën e koalicionit opozitar.
Noka u shpreh se Gjuzi është më dinjitoz se shumë deputetë të mazhorancës, pasi nuk ka vjedhur asnjë para të shqiptarëve.
“Kujtim Gjuzi është më dinjitoz se këta hajdutët, nuk ka marrë asnjë cent. Nuk ka lidhje me drogën. Të gjithë shqiptarët janë më dinjitozë se banda e narkosit. 11 maji po afron. Është koha për të dhënë llogari. Do të ikni, shumë do të jenë pas hekurave, por të tjerët të ikin para 11 majit se shpëtim për ta nuk ka. Ka nisur Edi Rama t’iu hajë. Zoti ju ruajt çfarë do t’iu gjejë pas 11 majit”, tha Noka.