Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin e tij social në lidhje me thirrjet e Sali Berishës për të bojkotuar mësimit dhe për të protestuar me 15 mars.
Rama nënvizon se 95% e mësuesve kanë kërkuar mbylljene TikTok-ut si dhe kanë kërkur ndihmë. Ai shprehet se ky vendim që u mor javën e shkuar ka të bëjë vetëm me kapacitetet teknike për ta mbyllur dhe jo me lirinë e fjalës dhe zgjedhjet.
“Bufi i kënetës u bën thirrje fëmijëve të protestojnë për mbylljen e tiktok për të mos shkuar në shkollë, dhe u kërkon prindërve të bashkohen me fëmijët, kundër mësimit, dhe të dalin në shesh për Tiktoku, kjo është këneta jonë opozitare dhe filozofia e saj. kjo ka qenë dhe do të jetë DERISA të ketë bufin që vigjiloz nga ballkoni me të gjithë gjindjen poshtë në kënetë, duke i kthyer përfaqësuesit e popullit opozitar në zvarranikë politikë e në insekte mediatike që kafshojnë e pickojnë duke hlmuar pafund çorbën e debatit politik e mediatik shqiptar.
95% e mësuesve na kërkuan mbyllni tiktok një orë e më parë, madje ata na kërkuan edhe më shumë. Arsyeja pse vendimi u mor vetëm javën e shkuar, ka të bëjë vetëm me kapacitetet teknike për ta mbyllur. S’ka të bëjë me lirinë e fjalës dhe zgjedhjet.Apeli i bufit të kënetës, duhet të marrë seriozisht si një simptomë lajthitjeje e rrezikshme.”, tha Rama.








