Ditën e sotme një zjarr ka shpërthyer në një qendër për të pastrehët në Brazil. Autoritetet lokale njoftuan se si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 4 persona dhe 8 të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ndodhi në qendrën sociale në Sao Jose dos Campos, në Sao Paulo.
“Nga 22 personat që flinin atje, katër humbën jetën dhe tetë u plagosën”, tha Sekretariati i Sigurisë në São Paulo.
Policia ka arrestuar një 42-vjeçar i cili dyshohet për zjarrvënie.