Një aksident tragjik ka ndodhur në Meksikë ku humbën jetën 18 persona dhe u plagosën 23 të tjerë. Në aksident u përfshi autobusi që udhëtonte nga Oaxaca City për në Tehuantepec, në jugperëndim të vendit.
Aksidenti ndodhi pak pas orës 11:00, kur drejtuesi i autobusit humbi kontrollin e mjetit në një kthesë në një zonë malore përgjatë autostradës Mitla-Tehuantepec, pranë qytetit të Santo Domingo Narro dhe ra në përrua.
Automjeti mbante një grup mbështetësish të Lëvizjes së Rigjenerimit Kombëtar nga Mexico City, të cilët kishin marrë pjesë në një tubim në mbështetje të Presidentes Claudia Sheinbaum.