Policia italiane ka arrestuar një shqiptar i cili ka mbërritur dy javë më parë dhe akuzohet për shpërndarje droge.
Sipas mediave italiane, 27-vjeçari shqiptar u arrestua nga karabinerët në lagjen Garbatella të Romës, teksa po priste të merrte detyrat dhe porositë e shpërndarjes së mallit para parkingut të një supermarketi.
Ai drejtonte një makinë Citroen të marrë me qera dhe tentoi që të arratisej. Shqiptari kryeu manovra të rrezikshme pranë një shkolle të zonës dhe me goma të çara kaloi mbi totuar për të shmangur postbllok policie.
Gjatë arrestimit, policia në xhep i gjeti dy kartëmonedhat e shkëmbyera pak më parë për drogën, si dhe 125 euro të tjera, që mendohet se janë të ardhurat e supozuara të veprimtarisë së tij të paligjshme.
Ai u arrestua edhe gjashtë ditë më parë në zonën e Colombo por u la i lirë. Ndërsa këtë herë shqiptari është burgosur me vendim gjykate dhe është në pritje të procesit.