-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Fuga: Çfarë do të bëjë klasa politike në Kosovë dhe Shqipëri?

Kryesoret

Mos vijmë vërdallë kot, por të mendojmë si mund t’u përgjigjemi alternativave që mund të jenë të papritura.

Këtu duket pjekuria e një kombi. Jo kur fsheh kokën si struci.

Nëse këto alternativa nuk vinë, aq më mirë, por mund të vinë si propozime.

Çfarë do të bëjë klasa politike në Kosovë?

Po në Shqipëri?

  1. Lëshimi i disa komunave në Veri të Kosovës dhe propozimi për t’u bashkuar Kosova me Shqipërinë?

  2. Ndërrimi i territoreve, përkundrejt ndonjë komune në Veri, rikuperim i ndonjë komune shqiptarësh në Serbi

  3. Imponim për ta kryer asociacionin e komunave serbe, si zgjatim i territorit serb në mënyrë administrative në Kosovë!

  4. Bashkëpunim në projekte të përbashkëta me Serbinë dhe Kosovën pa vënë si kusht njohjen e Kosovës nga Serbia.

  5. Tërheqje ose zvogëlim i infrastrukturave ushtarake amerikane në Kosovë (ndonëse me shumë pak mundësi, fatmirësisht) për shkak të një koncepti tjetër gjeopolitik.

  6. Largim nga agjenda e njohjes së Kosovës nga OKB etj.

  7. Pranim i shteteve të tjera në BE duke lënë mënjanë Serbinë dhe Kosovën sa kohë që gjendja është e ngrirë.

Unë besoj se politikanët në Kosovë mendojnë për këto!

Unë mendoj se edhe politikanët e Shqipërisë mendojnë thellë për këto dhe e kanë përgjigjen për të bashkëpunuar.

Unë jam i sigurt se politikanët kosovarë dhe të Shqipërisë mblidhen dhe këshillohen për këto çështje.

Unë mendoj se institutet tona të shkencave gjeopolitike pa mbifaturime po i studiojnë me kujdes këto çështje!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit