Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një komentuesi që sugjeroi një fitore të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë një bashkëbisedimi virtual me qytetarët, Rama theksoi se një fitore e PD-së do të kishte pasoja të rënda për Shqipërinë, marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe procesin e integrimit të vendit.
“Larg qoftë, larg qoftë për fëmijët tanë, larg qoftë për vendin, për marrëdhëniet me BE. Mos harroni që BE nuk i sheh fare me sy ca tipa. Deri kur të hyjmë atje ka shumë rëndësi se kush qeveris këtu.
Kur të hyjmë është më ndryshe, por deri atë ditë, ti thua Fitore, për çfarë për të shkrirë SPAK, për të kthyer përmbys atë që ka nisur si luftë emancipuese, transformuese kundër korrupsionit. Çfarë do fitosh, ky nuk është futboll. Çfarë do fitosh ti?”, theksoi ai.