Kryeministri Edi Rama komentoi koalicionin e opozitës, duke ironizuar duke e quajtur atë “Madhështor” vetëm për mustaqet e Kujtim Gjuzit. Ai theksoi se, pas integrimit në BE, Shqipëria do të bëhet si një bashki brenda bashkësisë së madhe evropiane.
Rama vlerësoi përmirësimet në shëndetësi, duke përmendur ndërtimin e spitaleve të reja dhe rindërtimin e 43 spitaleve të tjera, të pajisura me teknologji moderne.
“Çfarë gjëje madhështore ka në atë koalicion. Vetëm një gjë madhështore ka, mustaqet e Kujtim Gjuzit. Shqiptarët do të jenë njësoj si çdo vend i BE-së. Shqipëria më pas do jetë si një bashki në bashkësinë e madhe të Bashkimit Europian. Sot shëndetësia është shumë më mirë nga se ka qenë. Kemi ndërtuar spitale të reja, 43 i kemi rrëzuar në tokë dhe rindërtuar dhe pajisur me aparatura të fjalës së fundit që nuk kanë ekzistuar më herët. Çmimet e barnave janë më të ulëta sesa më 2013, sepse hoqëm TVSH mbi barnat. Në mandatin e katërt mbyllim transformimin epokal të shëndetësisë.”