Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se edhe vetë do të revoltohej nëse do ishte në vendin e publikut, pas pamjeve nga protesta në Zvërnec. Ai tha se pas kësaj ka një tjetër të vërtetë.
“Akti i neveritshëm i tërheqjes zvarrë të njërit prej protestuesve. Ju kuptoj shumë mirë. Ju siguroj që në vendin tuaj edhe unë po njëlloj do të revoltohesha dhe do të rreshtohesha kundër qeverisë dhe kundër kryeministrit sidomos sepse do të më dukej e tmerrshme që disa roje private në sytë e policisë e shtetit tim pas një gardhi me tela me gjemba të ulërinin si kafshë dhe të merrnin nga jashtë brenda një njeri në vendin tim dhe ta tërhiqnin zvarrë në plazhin e rrethuar dhe pastaj policia të thoshte që i zvarrituri u fut vetë. Duhet ti kishte arrestuar aty në vend ata që e morën zvarrë protestuesin. Ju mirëkuptoj” tha ai.









