Kryeministri i vendit Edi Rama pas pak do të mbajë konferencën për mediat i cili do të flasë për çështjen e Zvërnecit, një situatë që ka shkaktuar protesta dhe reagime të shumta që kanë prekur mbarë opinionin publik.
Rama do të mbaj fjalën e tij në orën 10:00, ndërsa qytetarët sërish sot do të protestojnë në orën 18:00.
Rama ka thënë se sot ka ardhur radha ime të flas për disa të pavërteta për investimin në bregdetin e Zvërnecit.
Ditën e djeshme qytetarët kanë protestuar përpara Kryeministrisë ku kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës, duke brohoritur “Shqipëria e shqiptarëve vdekje tradhtarëve”.









