Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar mbajtjen e dy mbledhjeve të rëndësishme më 12 mars, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare.
Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet në orën 16:00, ndërsa mbledhja e Këshillit Kombëtar do të fillojë në orën 19:00.
Në këto mbledhje do të shqyrtohen listat e kandidatëve për deputet dhe strategjia e fushatës elektorale. Pritet që pas diskutimeve të shpallen emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë PD-në në zgjedhje.
Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve po zhvillohet me kujdes, me qëllim që të sigurohet një përfaqësim i duhur në çdo zonë të vendit.