Pasditen e sotme një sherr ka ndodhur në Portin e Vlorës, ku dy persona po udhëtonin me furgon me targa angleze dhe janë konfliktuar me një policë kufitar.
Polici po ushtronte kontroll mbi mjetin dhe dy personat kanë refuzuar me pretendimin se ishin kontrolluar më parë në doganën italiane.
Si pasojë e konfliktit ka mbetur i plagosur polici dhe është dërguar në spital. Ndërsa dy personat janë arrestuar nga policia e Vlorës.