Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, 10 mars në Milano.
Sipas mediave italiane, një 37-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur nga treni.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 në linjën hekurudhore midis via Imbonati dhe via Valeggio.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e shpëtimit, por fatkeqësisht 37-vjeçari shqiptar humbi jetën.
Sipas policisë, burri po ecte përgjatë argjinaturës hekurudhore dhe iu afrua një treni në lëvizje.