Gjatë natës Ukraina ka kryer sulmin më të madh me dronë ndaj Moskës. Autoritetet ruse njoftuan se janë vrarë tre persona, si dhe 4 aeroportet e kryeqytetit të vendit janë mbyllur përkohësisht.
Sulmi kishte për qëllim të demostronte aftësinë e Kievit për të luftuar, bëri të ditur Ministria e ruse e Mbrojtjes. Moska tha se në total forcat ruse rrëzuan 343 dronë, përfshirë gjashtë pranë centralit bërthamor në Kursk.
Ndërsa Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi përmes një deklarate se kishte goditur objektet e naftës që ndodhen në rajonet e Moskës dhe Oryolit. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat e saj kanë marrë kontrollin e Horkohos që ndohet në rajonin e Donetskut, në pjesën lindore të Ukrainës.