-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burg apo liri? Prej 4 orësh vijon gjyqi për Veliajn, avokatët ofrojnë garanci pasurore

Kryesoret

Prej orës 10:00 vijon seanca në Apel për masën e sigurisë së Erion Veliajt. Kryetari i bashkisë ka mbërritur nga paraburgimi i Durrësit ku po qëndron prej një muaji. Në seancën e sotme ku Veliaj kërkon lirinë, policia ndryshe nga herët e tjera ka marrë masa për të parandaluar ndonjë incident.

Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u arrestua më 10 shkurt, po e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Dy avokatët e Erion Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë parashtruar qëndrimin e tyre duke kërkuar lirinë e kryetarit të bashkisë. Kanë dhënë edhe opsionin e garancisë pasurore dhe gjithashtu dorëzimin e pasaportës. Në ambientet e gjykatës tentoi që të futet edhe një avokat amerikan në krah të Veliajt, por nuk u lejua.

Në të njëjtën seancë, paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.

Erion Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit