-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizita e Donald Trump Jr. në Serbi, Vuçiç tregon temat e diskutimit

Kryesoret

Djali i presidentit amerikan, Donald Trump Jr., ka nisur një vizitë në Serbi, ku pritet të zhvillojë një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë një videomesazhi drejtuar qytetarëve, Vuçiç ka zbuluar temat që do të diskutohen, duke përmendur ekonominë, sfidat e reja dhe sukseset e Serbisë.

“Pas pak minutash do të pres Donald Trump Jr., do të flasim për ekonominë, sfidat e reja, të mëdha, do të thosha, por edhe sukseset e Serbisë në të ardhmen. Dhe ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për vendin tonë. Rroftë Serbia!” – tha presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Trump Jr. ka vizituar Beogradin edhe më parë gjatë fushatës presidenciale të babait të tij, në shtator të vitit të kaluar.

Djali i Trump zbret në Beograd, do të takohet me Vuçiç

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit