Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Ukraina ka nevojë për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, e cila të shoqërohet me garanci të forta sigurie.
Ajo theksoi se marrëveshja e paqes nuk duhet të krijojë kushte për konflikte të ardhshme dhe se vetëm Presidenti Volodymyr Zelensky dhe populli ukrainas mund të vendosin për të ardhmen e territorit të tyre.
Von der Leyen theksoi nevojën për garanci sigurie shumë të forta për Ukrainën, për të siguruar stabilitet afatgjatë. Në lidhje me pyetjen se sa kohë i duhet Evropës për t’u mbrojtur në një kontekst gjithnjë e më të ndërlikuar sigurie, ajo u shpreh se “Ne nuk kemi luksin e kohës”.









