-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha e nxori jashtë, Dash Sula: Nuk mund të lejoj të përdhunohem nga Noka me Vokshin

Kryesoret

Deputeti Dashnor Sula pasi u la jashtë listës nga Sali Berisha dhe u bashkua me Adriatik Lapajn shpërtheu në akuza kundër lidershipit demokrat, përfshirë edhe dy deputetëve Flamur Noka dhe Albana Vokshi.

Dola i pari në qarkun e Elbasanit. Isha duke punuar në diasporë. Në një kohë kur kryetarët e degëve, komisionerë, të gjithë ishin të foltores, përsëri demokratët më votuan.

Kjo nuk u mor parasysh nga zoti Berisha, nuk u mor parasysh që më shumë problemi është i Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka dhe Alban Vokshit që vendosin kritere. Një kriter pasi u mbyllën primaret, pasi u mbyll procesi i regjistrimit të diasporës, u kërkua një numër brenda 2 ditëve 300 bashkatdhetarë tanë të regjistruar.

610 për dy ditë. Edhe 2 mijë mund t’i bëja. Tani nuk mund të lejoj, po përdor termin, të përdhunohem. Kam sakrifikuar për këtë parti jetën në kuptimin, familjen time, për gjithçka. Jam i vetmi person që nuk kam marrë kurrë një tender, në kohën që ka qenë Berisha kryeministër. Kam bërë opozitë të fortë përballë Edi Ramës.

I famshmi Flamur Noka dhe Albana Vokshi fatkeqësisht sot PD ka rënë në dorë të këtyre dy figurave, nuk mund të them të urryera, por të papëlqyera nga shumica e demokratëve por të urryera nga shqiptarët”, tha Sula.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit