Mbrëmjen e sotme një aksident ndodhi në Vlorë, ku një automjet për tiu shmangur policisë përplasi 2 makina të tjera. Si pasojë pati disa të aksidentuar mes tyre një punonjëse e burgjeve në Vlorë.
Mësohet se ML-ja e zezë ka kaluar në drejtim të Zvërnecit para se të ndalohej, ku ka aksidentuar edhe motomjetin e ‘Shigjetave’ dhe automjetin e ‘Shqiponjave’, duke vënë në rrezik serioz jetët e efektivëve të Policisë.
Policia ka arrestuar Kelian Llakaj drejtuesin e automjetit tip ML. Nga kryerja e testit të alkoolit, ai ka rezultuar në gjëndje të dehur në masën 1.25 mg/l dhe testi i dytë 1.29 mg/l.
Vlorë/ Mjeti i largohet postobllokut të policisë duke përplasur disa makina