-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

G7 paralajmëron Rusinë: Sanksione nëse nuk pranojnë armëpushimin

Kryesoret

Diplomatët në samitin e G7 në Kanada në një deklaratë paralajmëruan Rusinë që të ndjekë Ukrainën në pranimin e propozimit të Uashingtonit për një armëpushim 20-ditor. Ata paralajmëruan Rusinë nëse nuk do të pranojnë atëherë do të përballet me sanksione të mëtejshme.

Në deklaratë ata rikonfirmuan mbështetjen e palëkundur për Ukrainën në mbrojtjen e integritetit të saj territorial dhe të drejtën për të ekzistuar, si dhe lirinë, sovranitetin dhe pavarësinë e saj“.

“Anëtarët e G7-s i bënë thirrje Rusisë që të reagojë duke rënë dakord për një armëpushim në kushte të barabarta dhe duke e zbatuar atë plotësisht. Ata theksuan se çdo armëpushim duhet të respektohet dhe nënvizuan nevojën për marrëveshje të fuqishme dhe të besueshme të sigurisë për të siguruar që Ukraina mund të pengojë dhe të mbrohet kundër çdo akti të ripërtërirë agresioni”, thuhet në deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit