Sot hapet Tuneli i Murrizit. Kryetari i PD-së, tha se kjo rrugë u kthye në një gropë të zezë të thithjes së 450 milionë eurove. Akuzoi për korrupsion dhe theksoi se rruga është copë copë.
“Rruga e Arbrit inaugurohet 16 vite pas fillimit të saj dhe jo plotësisht. 32 km u inauguruan para vitit 2013. 27 km rrugë të parashikuar për 160 mln euro kanë shkuar deri tani 450 milionë euro. Dmth tre herë mbi parashikimin. Një km i saj ka kushtuar 1.2 herë më shtrenjtë sesa një km i Rrugës së Kombit.
Tuneli i Murrizit është inauguruar deri sot tre herë. Uroj me gjithë zemër që tuneli të funksionojë sepse në vlerësimin tim tuneli është ndërtuar duke shkelur kondicionet dhe rekomandimet e kompanive më prestigjoze të fushës. Parametrat e tjera të asaj rruge janë copë copë. Nuk ka asnjë parametër, asnjë standard që duhet të plotësojë” tha ai.