Mark Carney është betuar zyrtarisht si kryeministri i ri i Kanadasë, pas dorëheqjes së paraardhësit Justin Trudeau.
Carney duke folur në konferencën për shtyp pas ceremonisë së betimit në Otavë tha se deklaratat e Trump ishin “çmenduri” dhe Kanadaja “nuk do të jetë kurrë pjesë e SHBA”.
Sipas BBC kryeministri i ri, i cili po përballet me një përplasje me Donald Trump për një luftë tregtare në përshkallëzim, thotë se ai “pret respekt” nga Amerika dhe i quan “të çmendura” komentet e fundit të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio për një shtet të 51-të.
Ndërkohë Trump ka vendosur tarifa 25% për çelikun dhe aluminin kanadez dhe po kërcënon me tarifa gjithëpërfshirëse për të gjitha produktet kanadeze nga 2 prilli.
Carney tha se është gati të takojë Trump nëse ai tregon “respekt për sovranitetin kanadez” dhe është i gatshëm të marrë “një qasje të përbashkët, një qasje shumë më gjithëpërfshirëse për tregtinë”.