Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në autostradën Thumanë-Laç. Një makinë e drejtuar nga 21-vjeçari me iniciale F.T., ka përplasur një këmbësor të paidentifikuar ende. Si pasojë e plagëve të marra këmbësori ka humbur jetën.
Ndërsa policia ka arrestuar 21-vjeçarin dhe grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe identifikimin e viktimës.