Një shqiptar është gjetur i plagosur me thikë në një zonë rurale në Selanik. Shqiptari punonte në fermë.
Sipas informacioneve, shqiptari është gjetur i plagosur në qafë nga punëtorët që po e kërkonin pasi ai ishte vonuar.
Ai menjëherë është transportuar me ambulancën EKAB në spitalin Papageorgiu ku po trajtohet dhe është në gjendje kritike për jetën.