-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shefi i ri i dialogut, Sorensen javën tjetër në Kosovë

Kryesoret

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Peter Sorensen pritet të shkojë në Kosovë javën që vjen, nga 17 deri me 19 Mars, në vizitën e tij të parë prej kur mori këtë post duke e zëvendësuar paraardhësin e tij Mirioslav Lajçak.

Sorensen do të vizitojë Kosovën për të përgatitur vazhdimin e procesit të dialogut në kuadër të së cilit për muaj nuk ka pasur lëvizje. Ndër temat e para që do të mund të diskutohen është zbatimi i deklaratës për të pagjeturit, për të cilën palët kishin rënë dakord, por takimi i fundit në Bruksel në nivel të ekspertëve kishte dështuar.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e re e lartë e BE-së Kaja Kallas ka thënë para disa javësh që gjatë muajit mars do të shikojnë se si të ecet përpara në procesin e dialogut duke përmendur po ashtu edhe faktin se ka kritika ndaj formatit të deritashëm të këtij procesi.

Në BE vazhdojnë të besojnë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat që si Kosova ashtu edhe Serbia t’i përmbushin obligimet e tyre që kanë dalë nga procesi i deritashëm i dialogut, e kjo përfshinë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri me tash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit