Kreu i Partisë Demokratike pak para nisjes së protestës kundër mbylljes së Tik Tok ka reaguar në rrjetin e tij social.
Berisha shprehet se urren censurën dhe nuk do ta lejojë që fëmijët të përjetojnë dhunën ndaj lirisë së fjalës.
“Gjëja që urreja më shumë ishte censura; nuk mund ta pranoj dhe nuk do ta lejoj që fëmijët tanë të përjetojnë sot të njëjtën dhunë ndaj lirisë së fjalës”, shkruan Berisha.