Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në zonën e ish kënetës në Durrës. Një makinë ku po udhëtonin një çift bashkëshortës u përplas me një shtyllë që ndodhet në karretxhatë.
Sipas dëshmitarëve, bashkëshortët, rreth 57 vjeç, të ardhur nga Greqia po lëviznin me automjet kur u përplasën me shtyllën në rrugë.
Menjëherë policia shkoi në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit, ndërsa çifti ka marrë ndihmën mjekësore ne spital.