-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllet protesta në Beograd, ministria: Morën pjesë 107 mijë qytetarë

Kryesoret

Protesta e studentëve dhe qytetarëve në Beograd ka përfunduar. Ata kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad ku humbën jetën 15 persona në 1 nëntor të viti të kaluar.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar sipas vlerësimeve policore se sot në protestat e studentëve në Beograd kanë marrë pjesë 107 mijë qytetarë.

Sipas mediave serbe, deri tani nuk ka pasur incidente apo shkelje të rendit dhe qetësisë publike.

“Prioriteti absolut i pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme është siguria e të gjithë qytetarëve, mbrojtja e rendit dhe qetësisë publike, jetës dhe pronës. Ata do të bëjnë gjithçka, në përputhje me kompetencat e tyre, për ta përmbushur këtë detyrë në nivelin më të lartë,” thuhet në njoftimin e MPB-së se Serbisë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit