Mbrëmjen e sotme kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u përball me një surprizë në iftarin e organizuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.
Spiropali sot ka ditëlindjen dhe Baba Edmond Ibrahimaj i ka ushtruar iftarin dhe ka ofruar tortën e përgatitur me këtë rast.
“Në Iftarin që shtrojmë sot kemi edhe një gëzim tjetër, ditëlindjen e zonjës Spiropali. Prandaj edhe në emrin tuaj e uroj Kryetaren e Kuvendit në këtë ditë të shenjtë: Të bëhesh 100 vjeç, të jesh e ëmbël dhe të na nxjerrësh ligje të ëmbla.”, u shpreh Baba Mondi.
Ndërsa Spiropali i ka falenderuar të gjithëve dhe i uruar një mauj të shenjtë për të gjithë besimtarët.
“Ju falenderoj me shumë përulësi për këtë surprizë, i dashur Baba Mondi. U uroj të gjithë besimtarëve, të gjithë atyre që agjërojnë, agjërim të lehtë e të pranuar. Uroj të kemi më shumë dashuri në zemrat tona, më shumë tolerancë, më shumë paqe dhe më shumë mirëkuptim. T’u vijmë më shumë në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë. Urimet më të mira në këtë muaj të shenjtë, me kaq shumë peshë e simbolikë, për të gjithë besimtarët, për të gjithë shqiptarët.”, u shpreh Spiropali.